Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verrati mbetet te PSG-ja

Mesfushori defensiv, Marco Verratti nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere. “L’Equipe” shkruan të martën se Verratti ka refuzuar ofertat e ekipeve nga Italia për të qenë pjesë e Parisit edhe për edicionin e ardhshëm.

Interesim për Verrattin kishin shfaqur Juventusi e Roma, por lojtari ka preferuar t’i qëndrojë besnik ekipit francez, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. 30-vjeçari është pjesë e Parisit prej vitit 2012 dhe me fanellën e këtij ekipi ka fituar 9 tituj kampioni të Francës.

Edicionin e fundit, Verratti pati 1 asistim në 38 ndeshje të luajtura për Parisin në të gjitha garat. Interesim për transferimin e tij gjatë kësaj vere kishte shprehur edhe Bayern Munichu.

Artikuj të ngjashëm