Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e Bayerni me oferta për Verrattin

Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu, kanë bërë oferta zyrtare për mesfushorin defensiv Marco Verratti, ka njoftuar “L’Equipe” të hënën.

Verratti pritet të largohet në këtë afat kalimtar nga Paris Saint-Germaini, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique.

Ai nuk është përfshirë fare në ekip për dy ndeshjet e para të këtij edicioni dhe tashmë është nxjerr në shitje nga Parisi që për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Mësohet se si Unitedi ashtu edhe Bayerni kanë ofruar nga 50 milionë euro për Verrattin, i cili ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2026.