Bayern Munichu ka shprehur interesim për mbrojtësin e Manchester Unitedit, francezin Raphael Varane ka shkruar “Sky Sports” të martën. Bëhet e ditur se Bayerni ka bërë gati ofertën për ta bindur Unitedin në lirimin e 30-vjeçarit.
Bayerni do të ofrojë 40 milionë euro për Varanen, i cili e ka humbur vendin e titullarit dhe është nxjerr në shitje nga klubi anglez.
Po ashtu, edhe Varane ka kërkuar largimin nga Unitedi pasi nuk është i kënaqur me statusin e tij në klub.
Varane këtë edicion ka 12 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe një gol. Ai iu bashkua Unitedit në vitin 2021 nga Real Madridi dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2025.