Raphael Varane po përjeton një situatë të komplikuar te Manchester United. Mbrojtësi francez mund të largohet gjatë janarit nga skuadra e Unitedit.
Ai ka luajtur pak nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag. “AS” ka raportuar se Varane mund të kthehet në Real Madrid për të mbuluar mungesat e Militaos dhe Alabas.
Por qendërmbrojtësi ka përjashtuar mundësinë t’i bashkohet ndonjë skuadre në Arabinë Saudite. Ai dëshiron të paraqitet edhe më gjate në Evropë.
30-vjeçari iu bashkua Unitedit në verën e vitit 2021 nga Reali. Më herët ka luajtur edhe për Lensin në Francë. Në edicionin aktual ka luajtur 14 ndeshje në të gjitha garat. Varane me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.