Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle në garë për Varanen

Pas Real Madridit e Bayern Munichut, edhe Newcastle Unitedi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit francez, Raphael Varane shkruan “The Sun” të hënën.

Bëhet e ditur se Newcastle tashmë ka bërë gati ofertën për transferimin e mbrojtësit të Manchester Unitedit.

Varane pritet të largohet nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Newcastle do të ofrojë mbi 30 milionë euro për kartonin e tij.

Varane nuk është i kënaqur te Manchester Unitedi dhe për këtë arsye do të shitet gjatë muajit të ardhshëm. Ai ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2025, ndërsa këtij ekipi iu bashkua në vitin 2021 nga Real Madridi. Në 12 paraqitje në të gjitha garat, Varane ka edhe një gol të shënuar për ekipin anglez.

Artikuj të ngjashëm