Real Madridi ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit Raphael Varane në afatin kalimtar të janarit. Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se drejtuesit e klubit kanë njoftuar trajnerin Carlo Ancelotti se nuk do të bëjnë ofertë për francezin.
Ancelotti javë më parë kishte shprehur interesim për Varanen dhe kishte kërkuar transferimin e tij, por te Reali nuk e kanë parë të arsyeshme për ta kthyer 30-vjeçarin në ekip. Varane pritet që muajin e ardhshëm të largohet nga Manchester Unitedi edhe pse me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai nuk është i kënaqur tek Unitedi, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Real Madridi. Varane këtë edicion ka kontribuar me një gol në 14 paraqitje në të gjitha garat.