Sulmuesi i Gjermanisë, Serge Gnabry, pritet të largohet nga Bundesliga për ta vazhduar karrierën në Premier League. “Daily Mail” raporton të hënën se interesim për Ganbryn ka shprehur skuadra e Manchester Unitedit.
Në fakt, bëhet e ditur se Unitedi ka bërë gati ofertën për ta bindur Bayern Munichun në lirimin e sulmuesit në fillim të vitit të ardhshëm.
Mësohet se Untedi do të ofrojë 60 milionë euro për transferimin e Ganbryt në afatin kalimtar të janarit. 28-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Bayerni dhe tek Unitedi po shihet si përforcim i duhur për sulmin. Këtë edicion, Gnabry ka 4 paraqitje për Bayernin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm