Bayern Munichu po përgatitet të bëjë një lëvizje të madhe në afatin kalimtar të verës.
“Kicker” ka njoftuar të premten se Bayerni po bën gati ofertën për transferimin e Casemiros nga Manchester Unitedi në fund të sezonit.
Mësohet se Bayerni është i gatshëm të ofrojë të paktën 70 milionë euro për 31-vjeçarin, i cili iu bashkua Unitedit verën e shkuar nga Real Madridi.
Casemiro është i gatshëm të largohet nga Unitedi pas vetëm një sezoni pasi nuk ka arritur të përshtatet në futbollin anglez. Ai ka kontratë me skuadrën angleze deri në vitin 2026 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa te Bayerni po shihet si përforcim i madh.
Këtë sezon, Casemiro ka 5 gola e 7 asistime në të gjitha garat për Manchester Unitedin.