Sulmuesi Serge Gnabry pritet të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit. Mediumet gjermane kanë shkruar të mërkurën se Unitedi ka mposhtur konkurrencën e Real Madridit për shërbimet e 28-vjeçarit.
Oferta e Unitedit prej 60 milionë eurosh ka bindur Bayern Munichun në shitjen e Gnabryt në fillim të vitit të ardhshëm.
Te Bayerni nuk llogaritin shumë në Gnabryn pas transferimit të anglezit Harry Kane dhe për këtë arsye kanë pranuar ofertën e Unitedit.
Gnabry ka shënuar 1 gol në 6 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat për Bayernin, ekip me të cilin ka kontratë në verën e vitit 2026.