Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi, favorit për Kanen

Manchester Unitedi po vlerësohet favorit për transferimin e sulmuesit të Anglisë, Harry Kane. “Daily Mirror” ka raportuar të hënën se Unitedi është ekipi i vetëm që ka mbetur në garë për 29-vjeçarin pas tërheqjes së Bayern Munichut për shkak të kërkesave të larta të Tottenhamit.

Mësohet se Tottenhami po kërkon të paktën 100 milionë euro për Kanen, shumë të cilën Manchester Unitedi është i gatshëm ta paguajë në fund të këtij sezoni. Kane po shihet tek Unitedi si përforcim i madh për repartin e sulmit dhe trajneri Erik ten Hag po insiston në transferimin e tij.

Ai ka kontratë me Tottenhamin deri vitin e ardhshëm, ndërsa këtë sezon ka realizuar 25 gola në 41 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm