Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me ofertë për Kanen

Te Manchester Unitedi janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin Harry Kane gjatë kësaj vere. “The Sun” shkruan të enjten se Unitedi tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Tottenhamin në lirimin e sulmuesit anglez.

Mësohet se për kartonin e Kaneit, Unitedi do të ofrojë 100 milionë euro pasi ai po kërkohet me ngulm nga trajneri Erik ten Hag.

Kane ende nuk është i sigurt nëse do të mbetet pjesë e Tottenhamit pas përfundimit të edicionit aktual, pasi nuk e ka pranuar ende rinovimin e kontratës, që i skadon vitin e ardhshëm.

29-vjeçari edhe këtë edicion ka vazhduar me formën e mirë, ku ka shënuar 30 gola në 48 ndeshje të luajtura për Tottenhamin në të gjitha garat.