Harry Kane është prioritet i skuadrës së Manchester Unitedit, ndërsa për sulmuesin anglez, interesim ka shprehur edhe skuadra e madhe gjermane, Bayern Munich.
“Manchester Evening News” ka raportuar të shtunën se zyrtarët e klubit të Unitedit, janë të vendosur që në skuadër ta sjellin Kanen.
Sipas këtij mediumi, Kane është “prioriteti kryesor” për trajnerin Erik ten Hag.
Anthony Martial pritet të largohet në fund të këtij sezoni dhe Kane mund ta zërë vendin e tij.
Kontrata e Kanet me Tottenhamin skadon në vitin 2024, ndërsa është raportuar se për shërbimet e tij, Spursi kërkon të paktën 100 milionë euro.
29-vjeçari në 37 ndeshjet e këtij edicioni ka kontribuuar me 20 gola e katër asistime.