Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me ofertë të re për Kanen

Manchester Unitedi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

“ESPN” ka raportuar të mërkurën se Unitedi po e përgatit ofertë të re për ta bindur Tottenhamin në lirimin e sulmuesit anglez në verë.

Në fakt, Unitedi ishte i interesuar për Kanen edhe para fillimit të këtij edicioni, por Tottenhami refuzoi të gjitha ofertat.

Në ofertën e re, Unitedi do ta përfshijë edhe kartonin e Anthony Martialit krahas parave që do t’i ofrojë për shërbimet e Kanet.

Kane vlerësohet mbi 100 milionë euro nga Tottenhami, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. 28-vjeçari këtë sezon ka shënuar 22 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.