Manchester Unitedi ka nisur kontaktet me Bayern Munichun për transferimin eventual të mbrojtësit Matthijs De Ligt, raporton “Sky Sports” të enjten. Te Bayerni janë të gatshëm ta shesin holandezin në fund të këtij edicioni, por Unitedi po insiston në transferimi e tij këtë muaj.
Ekipi anglez po kërkon huazimin e 24-vjeçarit për gjashtë muaj me detyrim të blerjes së tij në verë për 50 milionë euro.
De Ligt nuk është aspak i kënaqur te Bayerni për shkak të minutazhës së vogël dhe tashmë ka kërkuar largimin nga klubi gjerman. Ai me Bayernin ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka 12 paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat. Para Bayernit, De Ligt ka bërë karrierë edhe te Juventusi e Ajaxi.