Mesfushori defensiv, Marco Verratti, do të mbetet edhe për një periudhë të gjatë te Paris Saint-Germaini.
“L’Equipe” ka njoftuar të hënën, se Verratti ka arritur marrëveshje me Parisin për kontratën e re. Me kontratën e re, që do të zyrtarizohet së shpejti, Verratti do të mbetet pjesë e Parisit deri në vitin 2025. Kontrata aktuale i skadon 30-vjeçarit në vitin 2024.
Verratti te skuadra franceze u transferua në vitin 2012 dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë suksese, përfshirë tetë tituj kampioni.
Këtë edicion, Verratti në 20 ndeshje në të gjitha garat ka një asistim.