Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti zyrtarizohet tek Al-Arabi

Marco Verratti e ka kompletuar transferimin nga Paris Saint-Germaini te skuadra e elitës së futbollit të Katarit, Al-Arabi.

Ai kreu testet mjekësore, ndërsa ka nënshkruar kontratë luksoze.

29-vjeçari Verratti, i cili asnjëherë nuk ka luajtur në Serie A, u transferua te PSG-ja nga Pescara në vitin 2012 për 12 milionë euro.

Nga parisienët është transferuar për 45 milionë euro.

Verratti largohet nga PSG-ja me 416 paraqitje.

Ai ka realizuar 11 gola, ndërsa ka dhuruar 61 asistime.

136 herë është ndëshkuar me kartonë të verdhë, ndërsa ka marrë edhe gjashtë kartonë të kuq.

Artikuj të ngjashëm