Mesfushori italian Marco Verratti është larguar nga futbolli evropian për ta vazhduar karrierën në Katar.
31-vjeçari i është bashkuar ekipit nga Katari, Al-Arabi, dhe ka thënë se ndihet i lumtur që do të jetë pjesë e kësaj skuadre.
Ai tek Al-Arabi është transferuar nga Paris Saint-Germaini për 50 milionë euro me bonuse.
Ai me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në vitin 2026 dhe do të ketë pagë vjetore prej 30 milionë eurosh.
30-vjeçari është larguar nga Parisi pasi nuk ishte në planet e trajnerit Luis Enrique dhe këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin francez. Ai ishte pjesë e Parisit prej vitit 2019 dhe me këtë ekip ka fituar 9 tituj kampioni të Francës.