Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti sërish nuk përfshihet në ekip nga Luis Enrique

Mesfushori Marco Verratti sërish nuk është përfshirë në ekip nga trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique për ndeshjen kampionale kundër Toulouset.

Italiani nuk ishte pjesë e ekipit as në barazimin pa gola ndaj Lorientit, pasi nuk bën pjesë në planet e spanjollit Luis Enrique. Ai ka njoftuar klubin se nuk llogarit në Verrattin, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën me Parisin deri në vitin 2026.

Pasi nuk po ftohet nga Luis Enrique, Verratti është i gatshëm të largohet nga Parisi dhe gjasat janë të mëdha që deri në fund të afatit kalimtar të transferohet në Arabinë Saudite.

Më herët, Verratti është kërkuar nga Al-Hilali dhe Al-Ahli por ekipi francezi refuzoi ofertat e klubeve saudite.

30-vjeçari është pjesë e ekipit francez prej vitit 2012 dhe ka të fituar nëntë tituj kampioni të Francës.