Mesfushori Julian Draxler bëhet futbollisti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që largohet nga Paris Saint-Germaini për t’u transferuar në Katar.
Para Draxlerit, një lëvizje të tillë e bëri italiani Marco Verratti që iu bashkua ekipit Al-Arabi.
Për dallim prej Verrattit, Draxler është transferuar tek ekipi tjetër saudit, Al-Ahli. Me ekipin e ri, Draxler ka firmosur kontratë dyvjeçare ndërsa detajet e tjera të transferimit të tij nuk janë bërë të ditura. Megjithatë, është raportuar se Parisi ka përfituar 20 milionë euro nga shitja e tij në Katar.
29-vjeçari ishte pjesë e Parisit prej vitit 2017, ndërsa edicionin e shkuar ishte i huazuar te Benfica. Ai ka luajtur edhe për Wolfsburgun e Schalken, ndërsa me Parisin ka fituar 4 tituj kampioni të Francës.