Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Draxlerit i shkëputet kontrata

Mesfushori Julian Draxler ka mbetur lojtar i lirë dhe është në kërkim të një ekipi të ri për këtë edicion.

“L’Equipe” ka raportuar të premten se Paris Saint-Gerimaini ka marrë vendim për shkëputjen e kontratës me 29-vjeçarin, që do të bëhet zyrtare brenda pak ditësh.

Draxler ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Parisin, por nuk bën pjesë në planet e klubit.

Ai edicionin e shkuar ishte i huazuar te Benfica, ekip që nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij për 60 milionë euro.

Draxler iu bashkua Parisit në vitin 2017 për 40 milionë euro nga Wolfsburgu dhe ka katër tituj kampioni të fituar të Francës.

Mësohet se Draxler pritet ta vazhdojë karrierën në Bundesligë, pasi disa skuadra kanë shprehur interesim për ta transferuar si lojtar të lirë.