Koha e futbollistit gjerman, Julian Draxler, te PSG-ja është gjithnjë e më shumë drejt fundit.
29-vjeçari po stërvitet me ekipin e dytë të klubit francez. Ai nuk ka vend në ekipin e klubit nga Parisi. Crystal Palace e Premier Leagues së Anglisë ka shprehur interesim për futbollistin 29-vjeçar. Ai me PSG-në ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
Draxler së fundi ishte i huazuar te Benfica. Pjesë e PSG-së është prej vitit 2017. Por ai nuk ka arritur ta tregojë asnjëherë potencialin e tij.
Është përballur me lëndime e po ashtu edhe me konkurrencë të madhe për të siguruar një vend në 11-shen e parë të PSG-së.
Artikuj të ngjashëm