Futbollisti gjerman, Julian Draxler, është larguar përkohësisht nga gjiganti francez, PSG. Të enjten, 28-vjeçari Draxler është huazuar nga Parisi te skuadra portugeze, Benfica.
Mesfushori Draxler i ka 58 paraqitje për Gjermaninë, por te Parisi nuk ka mundur të stabilizohet në ekipin bazë.
Dhe për këtë ka vendosur që deri në fund të edicionit aktual të luajë i huazuar te gjiganti portugez. Ai është te Parisi që nga viti 2017.