PSG-ja do të bëjë ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të verës, në mënyrë që të jetë më konkurruese për trofeun e Ligës së Kampionëve.
Një prej shumë lojtarëve që pritet të largohet nga skuadra është mesfushori Julian Draxler.
Draxlerit nuk i është dhënë shumë hapësirë së fundmi dhe 28-vjeçari ka vendosur të largohet nga ekipi.
Ai mund të kthehet në Gjermani, ku ka interesim nga Bayer Leverkuseni, Wolfsburgu dhe Borussia Dortmundi, ndërsa në Spanjë, interesim ka shprehur Sevilla.
Draxler është pjesë e PSG-së që nga viti 2017-të kur u transferua nga Wolfsburgu. Më herët ka luajtur edhe për Schalken.
Me Gjermaninë ka 52 paraqitje gjithsej.
Artikuj të ngjashëm