Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Julian Draxler pritet të rikthehet në Bundesligë gjatë këtij afati kalimtar.
Mësohet se gjasat janë të mëdha që Draxler t’i bashkohet Bayer Leverkusenit, ekip që është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro për kartonin e tij. 27-vjeçari është i gatshëm të largohet nga ekipi francez për t’u kthyer në Bundesligë.
Ai te PSG-ja, u transferua në vitin 2017 nga Wolfsburgu kurse karrierë ka bërë edhe te Schalke.
Draxler ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka një gol e një asistim në tri paraqitje në të gjitha garat.