Julian Draxler është duke u kërkuar nga Milani, raporton të martën “Gazzetta dello Sport”.
Siç raportojnë mediumet e ndryshme, Draxler nuk është i kënaqur me hapësirën te Paris Saint-Germaini. Reprezentuesi i Gjermanisë ka kërkuar largimin nga klubi francez, ndërsa kampioni i Italisë e sheh si përforcim të madh në repartin ofensiv.
28-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në qershor të vitit 2024, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve është 18 milionë euro.
Sezonin 2021/2022 e mbylli me dy gola e dy asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat