Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelonës i kërkohen 15 milionë euro për Draxlerin

Barcelona synon ta transferojë futbollistin e Paris Saint-Germanit, Julian Draxler, raporton të enjten “El Nacional”.

Por, klubi spanjoll duhet t’i paguajë 15 milionë euro për futbollistin gjerman, që ka pak hapësirë te PSG-ja.

Ai këtë edicion ka luajtur 14 ndeshje, ndërsa ka shënuar dy gola dhe po aq asistime. 28-vjeçari me PSG-në ka kontratë deri në verën e vitit 2024.