Futboll

Joao Felix kompleton transferimin tek Al-Nassr

Joao Felix

Futbollisti i njohur portugez, Joao Felix është transferuar nga Chelsea tek Al-Nassr në Arabi Saudite.

Dëmshmërblimi fillestar është 30 milionë euro, por transferimi mund të shkojë deri në 50 milionë euro.

Felix ka firmosur për dy vjet me Al-Nassr, ku paraqitet Cristiano Ronaldo. Pikërisht Ronaldo i ka kërkuar Felixit që të transferohet në Arabi dhe për këtë ai hoqi dorë nga kthimi në Portugali.

Felix vlerësohej talent shumë i madh. Mesfushori ofanziv ka luajtur për Benfican, Atletico Madridin, Chelsean, Barcelonën dhe së fundi te Milani. Por 25-vjeçari ende nuk ka shfaqur nivelin që i parashikohej. Dhe tani do të luajë në Arabi Saudite.