Marco Verratti do të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Mesfushori defensiv ka thënë se është i lumtur tek ekipi francez, me të cilin synon triumfin në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, ka shkruar “L’Equipe” të enjten.
30-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2026, ndërsa më herët është raportuar për një kthim të mundshëm në futbollin italian. “Unë jam shumë i lumtur te Parisi dhe ëndrra ime është ta fitoj Championsin me këtë ekip”, ka thënë Verratti.
Këtë sezon italiani ka regjistruar 30 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat për Parisin. Ai prej vitit 2012 është pjesë e PSG-së, ekip me të cilin ka fituar 29 trofe në futbollin francez, përfshirë tetë tituj kampioni.