Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma në negociata për Verrattin

Mesfushori defensiv, Marco Verratti, pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë për t’u kthyer, sipas të gjitha gjasave në Itali. “Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se pas Juventusit, interesim për shërbimet e Verrattit ka shprehur edhe skuadra e Romës.

Thuhet se Roma është në negociata me Parisin, ekip që për ta lënë të lirë 30-vjeçarin këtë verë po kërkon mbi 50 milionë euro.

Mësohet se Roma po insiston në huazimin njëvjeçar të Verrattit me detyrim të blerjes së tij në fund të edicionit të ardhshëm, pasi italiani ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Parisi.

Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2012 dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar 9 tituj kampioni të Francës.