Skuadra e Manchester Cityt ka shprehur interesim për mesfushorin defensiv, Marco Verratti, ka shkruar të enjten “FootMercato”.
Verratti pritet të largohet këtë verë nga Paris Saint-Germaini, pasi ekipi francez tashmë e ka nxjerrë në shitje. Reprezentuesi i Italisë po shihet si përforcim i duhur për Cityn në edicionin e ri, pasi pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola.
30-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2026, ndërsa po monitorohet edhe nga Real Madridi. Kampioni i Anglisë, City është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro për transferimin e Verratit, i cili këtë edicion ka 1 asistim në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Ai është pjesë e PSG-së prej vitit 2012.
Artikuj të ngjashëm