Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vavalis thotë se Drita po krijon por nuk po shënon

Trajneri i Dritës, Akis Vavlis, ka thënë se problemi aktual në skuadrën e tij është mungesa e golave. Ai ka thënë se Drita po krijon raste por nuk po i konkretizon ato.

“Në pjesën e parë ishim më mirë. Kemi lëvizur topin. Është vështirë në këtë fushë. Është ndeshja e dytë që nuk shënojmë. Krijojmë por nuk shënojmë. Ndaj Ballkanit kishim 6-7 raste, sot i kishim 5-6 raste. Ne po krijojmë dhe nuk po shënojmë. Duhet ta ndryshojmë këtë. Problemi më i madh është psikologjik. Kur të fillojmë të shënojmë do të jetë ndryshe”, ka thënë Vavalis.