Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, është shfaqur i pakënaqur pas barazimit me Lirinë.
Seria e Dritës prej pesë fitoreve kështu përfundoi.
“Kishim shumë shanse, por nuk shënuam. Kur nuk shënon natyrisht vjen dënimi. Blerim Krasniqi ka pasur një problem në pjesën e parë dhe është dashur ta zëvendësojmë. Jam i kënaqur me disa lojtarë, por në përgjithësi nuk jam i kënaqur pasi ishim egoistë dhe kjo na kushtoi”, ka thënë Vavalis. Në mesjavë Drita luan me Ballkanin. “Secila ndeshje është e rëndësishme. Tani e kemi derbin, por nuk kemi shumë kohë të përgatitemi”.