Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, ka theksuar pas ndeshjes se fitorja ndaj Prishtinës ka qenë shumë e rëndësishme pas serisë së tri barazimeve të njëpasnjëshme.
Drita fitoi 3:0 ndaj Prishtinës të dielën në Gjilan.
“Ishte një rezultat shumë i rëndësishëm, arritëm të fitonim në fund. Seria prej tri barazimeve na ka shkaktuar edhe problem psikologjik. Sot arritëm t’i shënonim tri gola dhe kjo ishte shumë e rëndësishme”, ka theksuar për “ArtMotion” pas ndeshjes trajneri i gjilanasve.