Trajneri i Dritës, Akis Vavalis i është gëzuar fitores ndaj Gjilanit.
Për Dritën është fitorja e tretë rresht.
“Është fitore e rëndësishme, është fitorja e tretë rresht. Kemi lojtarë të shkëlqyer që kanë vuajtur shumë. Është ndeshja e tretë brenda shtatë ditësh, ndërsa Gjilani kishte një ditë më shumë në dispozicion. Në pjesën e parë nuk kemi krijuar shumë raste, ndërsa në të dytën kemi shfrytëzuar më mirë hapësirat. Është fitore e rëndësishme për lojtarët, për ekipin, për tifozët”, ka thënë Vavalis.