Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, është shprehur i zemëruar pas ndeshjes me Dukagjinin. Drita luajti 2:2 me ekipin nga Klina.
“Nuk kemi pasur paraqitje të mirë. Kemi luajtur mirë vetëm për një pjesë të ndeshjes. Kemi pranuar dy gola në shtëpi dhe ky është problemi më i madh”, ka thënë Vavalis.
“Sot kemi shënuar gol, kishim penallti. Problemi i madh është që pranuam dy gola në shtëpi. Nuk mund të presim të shënojmë tri katër gola në secilën ndeshje”, ka shtuar trajneri grek.