Manchester Unitedi raportohet të ketë nisur përpjekjet për transferimin e Philippe Coutinhos.
Ylli i Barcelonës ka rënë në radarin e “Djajve të Kuq” me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që kërkon një mesfushor kreativ në skuadër, raporton “Mundo Deportivo”.
Unitedi do të luftojë me Chelsean për shërbimet e brazilianit që aktualisht është i huazuar te Bayerni.