Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi hyn në garë për Lewandowskin

Robert Lewandowski - Bayern Munchen

Manchester Unitedi i është bashkuar garës për t’i siguruar shërbimet e Robert Lewandowskit.

“The Sun” ka bërë të ditur të shtunën se “Djajtë e Kuq” pasi dështuan t’i sigurojnë shërbimet e Darwin Nunezit po synojnë transferimin e Lewandowskit.

Sulmuesi polak do të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere.

Në garë për Lewandowskin është edhe Barcelona.

Unitedi po e vëzhgon nga afër situatën dhe po flitet gjithnjë e më shumë për një marrëveshje me klubin gjerman.