Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona hyn në garë për Lewandowskin

Barcelona është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Robert Lewandowskin.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit do të synojnë ta bindin polakun të transferohet në “Camp Nou”.

Lewandowski ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2023 dhe nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit.

Për Lewandowskin interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Chelsea.

Artikuj të ngjashëm