Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski, objektivi kryesor i Barcelonës

Barcelona po synon të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas “Marcas”, objektivi kryesor i drejtuesve të klubit spanjoll mbetet sulmuesi Robert Lewandowski.

Krerët e klubit kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit dhe shpresojnë ta bindin polakun të transferohet në “Camp Nou”.

Lewandowskit kontrata me Bayern Munichun i skadon në vitin 2023.

33-vjeçari nuk ka vazhduar ende kontratën me “bavarezët”.

Polaku po shkëlqen këtë edicion me Bayern Munichun, duke shënuar 47 gola në të gjitha garat.