Robert Lewandowski mbetet i vendosur që të largohet nga Bayern Munichu në verë, e t’i bashkohet Barcelonës, ka shkruar njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.
Marrëveshja personale është arritur, por klubet ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Lewandowski është pajtuar për marrëveshjen trevjeçare me Barcelonën, skuadër e cila është duke kërkuar me ngulmim t’i sigurojë shërbimet e qendërsulmuesit polak.
Lewandowski ka shënuar 344 gola në 375 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat.