Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski nis bisedimet me Barcelonën

Përfaqësuesi i Robert Lewandowskit ka hapur bisedimet me skuadrën e Barcelonës për një kalim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës, raporton gazetari Gerard Romero.

Sulmuesi polak tani është 33-vjeçar, por ai nuk ka treguar asnjë shenjë të lodhjes dhe po synon një sfidë të re në karrierë pas disa sezoneve produktive në Gjermani.

Polaku me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Pjesë e Bayernit është që prej verës së vitit 2014.