Robert Lewandowski është i gatshëm ta ulë pagën për 100 mijë funteve në javë dhe t’i bashkohet Barcelonës nga Bayern Munichu, ka shkruar të mërkurën mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Lewandowski tashmë i ka thënë kampionit të Bundesligës se e dëshiron largimin në fund të sezonit, pavarësisht se ka kontratë me skuadrën e Bayern Munichut deri në vitin 2023.
Së fundmi është raportuar se polaku do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me skuadrën “blaugrana”.
Lewandowski te Bayerni aktualisht përfiton 18.6 milionë funte në vit, por sulmuesi shtatlartë dëshiron të sakrifikojë e të përfitojë vetëm 5.1 milionë euro në sezon për t’iu bashkuar Barcelonës.