Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

Robert Lewandowski është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës, raporton të enjten “Sport”.

Mësohet se sulmuesit polak i është ofruar kontratë katërvjeçare nga gjiganti spanjoll. 33-vjeçari me Bayern Muenchenin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Edicionin aktual ka shënuar 45 gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 37 paraqitje. Pjesë e gjigantit gjerman është që prej vitit 2014.