Manchester Unitedi është duke menduar të bëjë ndërrim të trajnerëve.
Skuadra angleze po planifikon të sjellë gjermanin Thomas Tuchel, nëse rezultatet me Ole Gunnar Solskjaerin nuk përmirësohen, raporton "Daily Mail".
Ndonëse i është ofruar kontratë e re Solskjaerit më herët këtë vit, krerët e klubit kanë nisur të humbin besimin te norvegjezi kështu që po interesohen të sjellin trajnerin e Paris Saint-Germainit, Tuchel, transmeton Koha Ditore.
Manchester Unitedi nuk ka nisur mirë stinorin, duke fituar vetëm dy ndeshje nga pesë xhirot e para në Premier League.