Pas largimit të Ruben Amorimit, Mancheshter Unitedi është në kërkim të një trajneri të ri. Unitedi vendosi ta shkarkojë portugezin Amorim të hënën.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar të martën se norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer është i interesuar që ta marrë sërish drejtimin e “Djajve të Kuq”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSolskjaer është i hapur që të emërohet trajner i përkohshëm, deri në fund të edicionit 2025/26.
Aktualisht trajner i përkohshëm tek Unitedi është Darren Fletcher.
Drejtuesit e Unitedit kanë njoftuar se Solskjaer është i hapur për t’u kthyer pavarësisht nga kohëzgjatja e kontratës. Por Unitedi po vlerëson të gjithë kandidatët e mundshëm që mund ta zëvendësojnë Amorimin.
Në garë për pozitën e trajneri tek Unitedi janë edhe trajneri i Crystal Palacet, Oliver Glasner, dhe ai i Bournemouthit, Andoni Iraola.
52-vjeçari Solskjaer ishte shef i shtabit teknik tek Unitedi nga viti 2018 deri në vitin 2021. Së fundi e drejtoi Beshiktashin, nga muaji janar deri në gusht të vitit të kaluar. Ka qenë trajner edhe i Moldes dhe Cardiffit.