Michael Carrik dhe Ole Gunnar Solskjaer janë dy prej emrave që mund të marrin drejtimin e Manchester Unitedit deri në fund të edicionit.
Ish-futbollistët e kësaj skuadre më herët ishin drejtues të Unitedit, kurse tani kanë nisur sërish bisedime për ta udhëhequr ekipin pas shkarkimit të Ruben Amorimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCarrick ishte ndihmës i Solskjaerit, që e zëvendësoi Jose Mourinhon në “Old Trafford” në vitin 2018.
Darren Fletcher, trajner i grupmoshës U18 të Unitedit, do ta udhëheqë ekipin derisa të emërohet trajneri i ri.
Kandidat për ta udhëhequr Unitedin është edhe Ruud van Nistelrooy, ish-sulmuesi i kësaj skuadre.
Trajneri Amorim u shkarkua të hënën.