Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Michael Carrickun për trajner të ardhshëm të klubit.
Carrick ishte trajner i përkohshëm i “djajve të kuq”.
Detajet tjera do të bëhen të ditura në 48 orët e ardhshme.
Ndeshjen e radhës Manchester Unitedi do ta ketë ndaj Nottingham Forestit të dielën.
Carrick, sipas BBC, do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një edicion tjetër.
Carrick e mori drejtimin e klubit në janar, pas shkarkimit të Ruben Amorimit.
Carrick në krye të Unitedit i ka 10 fitore, tri barazime e dy humbje.