Mesfushori i Manchester Unitedit, Casemiro, ka thënë se Michael Carrick tashmë ka treguar se i ka të gjitha cilësitë që të jetë trajner i madh i klubit. Ai ka mbështetur thirrjet që Carrickut t’i ofrohet kontratë afatgjatë nga klubi.
Carrick është trajner i përkohshëm i Unitedit. Ai mori drejtimin e skuadrës në janar, pas shkarkimit të Ruben Amorimit. Marrëveshja e Carrickut është e vlefshme deri në fund të këtij edicioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe Carrickun në krye, Unitedi ka fituar dhjetë prej 14 ndeshjeve. Ka mposhtur edhe skuadra si Arsenali, Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea. Tashmë ka siguruar kthimin në Champions.
“Mendoj se ai tashmë ka demonstruar se ka kualitete të mira që të jetë trajner i Manchester United”, ka thënë Casemiro për ESPN Brazil.
“Prej se ka arritur ai ka bërë punë të jashtëzakonshme dhe mendoj se me më shumë kohë, ai ka çdo gjë që i duhet për të qenë trajner i madh i Manchester Unitedit”, ka shtuar ylli brazilian.
Casemiro pritet të largohet në fund të edicionit nga Unitedi.