Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Unitedi pritet t’i besojë Carrickut

Michael Carrick

Manchester Unitedi siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, me fitoren 3:2 kundër Liverpoolit në fundjavë. 

Meritat për fitoren dhe rezultatet tjera i ka edhe trajneri Michael Carrick.

Sipas “The Guardian”, menaxhmenti i klubit ka vendosur t’ia besojë Carrickut pozitën e trajnerit edhe për edicionin e ardhshëm. Ai së shpejti do të nënshkruajë kontratë si trajner i rregullt. 

44-vjeçari u emërua trajner i përkohshëm pas largimit të Ruben Amorimit, në janar.