Manchester Unitedi ka vendosur që ta shkarkojë Ruben Amorimin nga posti i trajnerit. Shkarkimi i Amorimit vjen pas barazimit 1:1 të Unitedit të dielën ndaj Leeds Unitedit. “Djajtë e Kuq” nuk janë në formën më të mirë këtë edicion në Premier League. Kanë 31 pikë në pozitën e gjashtë.
Ish-mesfushori i Unitedit, Darren Fletcher, do të marrë drejtimin e ekipit në mënyrë të përkohshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me Manchester Unitedin që renditet në vendin e gjashtë në Premier League, udhëheqja e klubit ka marrë vendimin se është koha e duhur për të bërë një ndryshim. Kjo do t’i japë ekipit mundësinë më të mirë për një përfundim sa më të lartë në Premier League. Klubi dëshiron ta falënderojë Rubenin për kontributin e tij në klub dhe i uron gjithë të mirat në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Unitedit.
Portugezi Amorim u emërua trajner i Unitedit më 11 nëntor të vitit 2024.
E ka drejtuar Unitedin në 63 ndeshje, duke shënuar 25 fitore, 15 barazime dhe 23 humbje.
40-vjeçari Amorim e udhëhoqi Unitedin edicionin e kaluar deri në finale të Ligës së Evropës. Por në finale, Unitedi u mposht nga Tottenham Hotspuri.
Amorim ka qenë trajner edhe te Sportingu i Lisbonës, Braga dhe te Casa Pia.
Me sukses e drejtoi Sportingun për katër vjet duke fituar katër trofe. Një trofe e fitoi edhe me Bragan.